Home Ballina Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Duhet unitet nacional, ta fitojmë luftën politike e diplomatike

Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Duhet unitet nacional, ta fitojmë luftën politike e diplomatike

0
Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Duhet unitet nacional, ta fitojmë luftën politike e diplomatike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për takimin e mëngjesit që ka pasur me të paren e shtetit, Vjosa Osmani.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka thënë se në takim ishte i pranishëm edhe shefi i AKI-së, teksa nga ta është infirmuar për gjendjen e sigurisë në veri të vendit.

Ai tha se ka shprehur mirënjohjen e LDK-së për të gjithë të angazhuarit në shërbim si dhe përkrahjen dhe nevojën e unitetit në një kohë sfidash të cilat vijnë nga Serbia.

“Djemtë e vajzat tona fituan betejën kundër terrorizmit në terren. Është koha ta fitojmë atë diplomatike në politikë”, shkroi Abdixhiku.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Mbrëmë, kam pranuar ftesë nga Presidentja e Kosovës për takim të përbashkët me të dhe Drejtorin e AKI-së. Këtë mëngjes, në takimin e përbashkët, jam informuar mbi gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve shtetërore – veçmas ato të sigurisë e inteligjencës – në përballje me sulmet terroriste gjatë ditëve të fundit; dhe jo vetëm.

Kam shprehur mirënjohjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të gjithë në shërbim. Kam shprehur po ashtu domosdoshmërinë e unitetit nacional në përballje me sfidat që mund të vijnë nga Serbia; si shtet sponsorizues e strehues i terroristëve.

Djemtë e vajzat tona fituan betejën kundër terrorizmit në terren.

Është koha ta fitojmë atë diplomatike në politikë.

Në këtë përpjekje jemi bashkë. Në këtë përpjekje na duhen aleatë.

Exit mobile version