23.9 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Abdixhiku pas rinisjes së punimeve në “Xhorxh Bush”: Sot, Komuna e Prishtinës, i dha përgjigje dinjitoze bllokuesve të punës

- Advertisement -

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas rinisjes së punimeve të hënën në sheshin “Xhorxh Bush” – punime këto që ishin ndaluar dy herë më parë nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore.

Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se pavarësisht bllokadave nga pushteti në detyrë, “sot, Komuna e Prishtinës, i dha përgjigje dinjitoze bllokuesve të punës”.

 

“Sot, Komuna e Prishtinës, i dha përgjigje dinjitoze bllokuesve të punës. Vazhdoj me punë! Një Komision, diku në një Ministri, me një a dy inspektorë partiak e idhnakë, vendosë të bllokojë një Kryeqytet të tanë, me arsyet e mbrojtjes së trashëgimisë. Trashëgimi ky asfallt gërmadhë?! Punimet vazhduan! Nuk do të ndalen! Ai që ka mend punën nuk ndalet. Prishtina, nuk ndalet!”, shkroi Abdixhiku.

Tutje, ai akuzon qeverinë në detyrë, duke thënë se “të paaftit dinë vetëm bllokadë”, duke ia numëruar kështu ndalimet e punimeve gjatë trevjecarit të tyre.

 

 

“Të paaftit dinë vetëm bllokadë! Për tre vite rresht kanë bllokuar në vazhdimësi Sheshin George Bush për një trashëgimi, mbikalimin në Dragodan po ashtu për trashëgimi; nënkalimin te Kuvendi sërish dhe natyrisht për trashëgimi. Kanë bllokuar Rrugën A për një rast të humbur në fund në gjykatë; Unazën e Jashtme me mos aprovim të një kredie pothuajse falë; Planin Zhvillimor Komunal me interesa të përçudnuara bizneso-partiake, e tatimet vetanake me ligje anti-kushtetuese! Duhesh të jesh vërtet i mbrapshtë për një sjellje të tillë. Duhesh të urresh shumë një qytet të tërë për ta bllokuar kaq shumë!”, shkroi ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

 

 

Të ngjashme

Të fundit