![Abdixhiku pas humbjes: Rritja jonë është e pamjaftueshme për ndryshim dhe për këtë ndjej keqardhje Abdixhiku pas humbjes: Rritja jonë është e pamjaftueshme për ndryshim dhe për këtë ndjej keqardhje](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1739183957246.jpg)
Kandidati i LDK’së për kryeministër në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën dje në Kosovë, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook i ka falënderuar qytetarët që e kanë votuar atë.
“Të gjithë votuesve tanë, ju faleminderit që mbështetët Lidhjen tonë. Të gjithë qytetarëve të Kosovës, ju faleminderit që nderuat demokracinë e atdheut tonë. Të gjithë veprimtarëve tanë ju faleminderit që punuat me kaq vullnet e me kaq emocion në këto zgjedhje. Asgjë mangut!”
Ai shtoi se kanë punuar mbarë, ecën drejtë si “qytetarë me ëndrra të mëdha”.
“Punuam mbarë. Ecëm drejtë. Ecëm si qytetarë me ëndrra të mëdha për këtë Republikë.”
Postimi i plotë:
Të gjithë votuesve tanë, ju faleminderit që mbështetët Lidhjen tonë. Të gjithë qytetarëve të Kosovës, ju faleminderit që nderuat demokracinë e atdheut tonë. Të gjithë veprimtarëve tanë ju faleminderit që punuat me kaq vullnet e me kaq emocion në këto zgjedhje. Asgjë mangut!
Punuam mbarë.
Ecëm drejtë.
Ecëm si qytetarë me ëndrra të mëdha për këtë Republikë.
Shpresoj të ju kem prirë mbarë; shpresoj të ju kem përfaqësuar siç keni merituar gjithnjë!
E shoh me plot krenari rrugëtimin e bërë deri më tani. Nuk dijmë ndryshe, nuk duam ndryshe, nuk duhet ndryshe.
Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak – dhe për këtë do të qëndroj gjithmonë krenar; por kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë – dhe për këtë ndjejë keqardhje.
Pavarësisht të gjithave,
Do të ketë dritë!
Në këtë fazë, vazhdojmë me numërimin e votave të mbetura; sidomos ato në mërgatë. Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike.