Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ofruar dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë gjatë mbledhjes së Kuvendit të kësaj partie.
Në fjalën e tij para delegatëve, Abdixhiku ka theksuar se ky hap vjen si obligim moral pas rezultatit zgjedhor dhe si formë e ballafaqimit me pritjet, zhgënjimin dhe të ardhmen e partisë.
Ai gjithashtu ka deklaruar se vendimin përfundimtar për fatin e tij në krye të LDK-së do ta marrë anëtarësia përmes votëbesimit në Kuvend, duke shtuar se përgjegjësia politike duhet të trajtohet si standard normal i demokracisë së brendshme






