5.4 C
New York
Friday, January 17, 2025

Buy now

Abdixhiku: Nuk duam të ankohemi, duam të punojmë – më 9 shkurt përcaktohet e ardhmja

- Advertisement -

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në tubimin elektoral në Deçan ka thënë se në programin politik të kësaj partie ka kemi 5 miliardë euro investime, me 5 miliardë euro buxhet e me 5% rritje ekonomike.

Përmes këtij programi, Abdixhiku u shpreh se garantohet jetë më e mirë në Kosovës.

“Jam shumë i lumtur që jam në Deçanit e heroit, Sali Çekaj, jam i lumtur që jam në qytetin e kolonel, Tahir Zemaj dhe jam i lumtur që ky aktivitet po mbahet në pallatin ku mban emrin e heroit, Jusuf Gërvalla. Këto zgjedhje, nuk bëhen vetëm për të përcaktuar një Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, por, para së gjithash, bëhen për të përcaktuar të ardhmen e Kosovës. Si një shtet në zhvillim, me njerëz që bëjnë jetën këtu, si një shtet të hapur në procesin e rrjedhave botërore, dhe jo si një vend i zymtë, i propagandës, përçarjes, mbylljes e sanksioneve, ekonomike e politike”.

“Ne nuk duam të ankohemi, ne duam të punojmë. Të punojmë fort e me përkushtim, me dije e duke dhënë përgjegjësi përpara jush. Prandaj, në programin tonë politik, kemi 5 miliardë euro investime, me 5 miliardë euro buxhet e me 5% rritje ekonomike. Përmes këtij programi, garantojmë jetë të mirë në Kosovë. Prandaj, në javën e parë, pra në javën e parë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë – mësuesve, mjekëve, policëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit – do t’ua rrisim pagat, me koeficient 150”, tha Abdixhiku.

“Në Kosovën e territ, të qirinjve e të reduktimeve, në Kosovën ku nuk ka rrymë sepse pushteti tallet duke thënë ‘paskemi zhvillim ekonomik’, në këtë Kosovë, do të ndërtojmë Centralin e ri me Gaz në Ferizaj. 500 milionë euro investim, për centralin me gaz amerikan, për të dhënë fillimisht furnizim me energji, e më pas edhe energji më të lirë. Sepse, për ne, të djathtit, Lidhjen Demokratike, energjia është ekonomi dhe siguri. Prandaj, energji me gaz, prandaj energji me gaz amerikan”.

“Për të gjithë qytetarët tanë, që bredhin të shqetësuar, tek kërkojnë shërim nëpër botë, për të gjitha familjet tona të frikësuara, këtu, në Kosovë, do të ndërtojmë Spitalin e Ri të Kosovës, me plot 500 milionë euro investim. Spital i ri, lokacion i ri, ndërtesa të reja, pajisje të reja – shëndetësi moderne, ashtu siç e meriton vendi ynë i bukur. E për të gjithë fëmijët e Kosovës, ata që qëndrojnë sot 4 orë në shkollë, Lidhja Demokratike e Kosovës, do të sigurojë mësim gjithëditor”, deklaroi i pari i LDK-së.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit