-3.3 C
New York
Wednesday, January 8, 2025

Buy now

Abdixhiku njofton për hapjen e fushatës elektorale: Më 11 janar, rugovistët do të mblidhen në tubimin më të madh elektoral të kohës

- Advertisement -

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se më 11 janar do ta hapin fushatën e fitores.

Përmes një shkrimi në Facebook Abdixhiku thotë se më 11 janar, rugovistët, besimtarët e Republikës e mbështetësit e Lidhjes do të mblidhen në Pallatin e Rinisë.

“Republika jonë është vet ëndrra jonë! Ndryshimi sot është misioni jonë! Më 11 janar, hapim fushatën e fitores! Më 11 janar, të djathtit, rugovistët, besimtarët e Republikës e mbështetësit e Lidhjes, i përgjigjen kushtrimit për ndryshim. Në tubimin më të madh elektoral të kohës, në Pallatin e Rinisë – mblidhemi të gjithë në Prishtinë!

Ejani. Ky është momenti ynë! Ndryshimi po vjen!”, shkroi Abdixhiku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit