17.2 C
New York
Thursday, May 29, 2025

Buy now

Abdixhiku: Një ditë në Kosovë do të dalin prokurorë që do të trajtojnë me guxim secilin akt korruptiv

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas aksionit që sot Prokuroria Speciale e zhvilloi në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, nën dyshimin për keqpërdorim të kontratës së fabrikës për mbetjet shtazore.

Në cilësinë e të dyshuarve, sot nga PSRK dhe hetuesit e krimeve ekonomike të policisë, u intervistuan ministri në detyrë Faton Peci si dhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha.

Abdixhiku tha se edhe në Kosovë, sikurse në secilin vend tjetër në Evropë, do të del një ditë një prokuror a dy, djem e vajza të reja e të rinj, që kanë guxim e integritet të trajtojnë secilin akt korruptiv; secilën hajni.

“Edhe atë të pushtetarëve. Sidomos atë të pushtetarëve”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, atë ditë do të mburremi të gjithë – me shtetin tonë, me arritjet tona; me integritetin e njerëzve që i shërbejnë popullit të tyre pa frikë.

“Atë ditë, piskamat e politikanëve që mbrojnë hajninë vetëm pse hajni është i tyre – atë që u bërtet me fakte mu para syve – atë ditë, këto piskama nuk do të kenë më asnjë vlerë”, theksoi ai.

“Le të shpresojmë e besojmë, se pas aq shumë vitesh pritjeje, një guxim i tillë tashmë ka lindur. Dhe me të, ka lindur dhe një epokë e re e popullit tonë. Në këtë epokë, një e vërtetë e pashmangshme do të qëndrojë gjithëherë – se paret e vjedhura nga ata që e shohin veten mbi shtet, ligj e vend, do të kthehen cent më cent. Nga të gjithë!”, shtoi kreu i LDK-së pas ngjarjes së sotme në MBPZHR.

Postimi i plotë:

Edhe në Kosovë, sikurse në secilin vend tjetër në Evropë, do të del një ditë një prokuror a dy, djem e vajza të reja e të rinj, që kanë guxim e integritet të trajtojnë secilin akt korruptiv; secilën hajni.

Edhe atë të pushtetarëve.
Sidomos atë të pushtetarëve.

Atë ditë do të mburremi të gjithë – me shtetin tonë, me arritjet tona; me integritetin e njerëzve që i shërbejnë popullit të tyre pa frikë. Atë ditë, piskamat e politikanëve që mbrojnë hajninë vetëm pse hajni është i tyre – atë që u bërtet me fakte mu para syve – atë ditë, këto piskama nuk do të kenë më asnjë vlerë.

Le të shpresojmë e besojmë, se pas aq shumë vitesh pritjeje, një guxim i tillë tashmë ka lindur. Dhe me të, ka lindur dhe një epokë e re e popullit tonë. Në këtë epokë, një e vërtetë e pashmangshme do të qëndrojë gjithëherë – se paret e vjedhura nga ata që e shohin veten mbi shtet, ligj e vend, do të kthehen cent më cent. Nga të gjithë!

Të ngjashme

Të fundit