-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Abdixhiku ngushëllon familjet e tre fëmijëve që vdiqën tragjikisht në Gjakovë: Hetim të plotë e të shpejtë për t’i sqaruar rrethanat

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u ka shprehur ngushëllime familjeve të tre fëmijëve që humbën jetën nga shembja e një shtëpie të pabanueshme në Jabllanicë të Pejës.

“Me rastin e ngjarjes tragjike në Jabllanovicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre fëmijë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ju shpreh ngushëllime familjeve dhe qëndron me ta në këto momente të rënda”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e tre fëmijëve në tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës. Në emër të gjithë anëtarësisë së LDK-së, ju shpreh ngushëllimet e sinqerta familjeve, ndërsa në këto momente të vështira, qëndrojmë pranë tyre dhe lutemi që ta përballojnë këtë humbje të madhe. Po ashtu lus që të gjitha organet kompetente të zhvillojnë hetim të plotë dhe të shpejtë për të sqaruar rrethanat e kësaj tragjedie”, thotë Abdixhiku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit