2.1 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Abdixhiku nga Vitia: Programi i LDK-së është aq i fuqishëm saqë po kopjohet nga partitë e tjera

- Advertisement -

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit elektoral në Viti, deklaroi se partia e tij është e gatshme për një rikthim historik më 9 shkurt. Ai theksoi se përkrahja e madhe e qytetarëve është dëshmi e qartë e ndryshimit që po afrohet.

E ai u mahnitë nga mbështetja e madhe që mori nga ky qytet, shtëpia e kamotshme e besnike e LDK-së, siç e quan edhe vetë ai.

Ai theksoi se programi i LDK-së ka qenë gjithmonë në shërbim të popullit të Kosovës dhe mbetet model i zhvillimit të vendit.

“Po shihet shumë qartë edhe këtu më Viti, l në shtëpinë e kamotshme, besnike të LDK se ndryshimi tashmë është afër. Po e dëshmon ky masivitet i madh i tubimit tonë. Vitia vazhdon që të ketë forcë e madhe e LDK-së. LDK-ja është ngritur përfundimisht në këmbë dhe me 9 shkurt shënon fitoren e madhe historike të rikthimit masiv. Programi i LDK prej themelimit e deri më sot është program i popullit të Kosovës, ka buruar nga populli i Kosovës dhe i përgjigjet vetëm popullit të Kosovës”, ka thënë ai.

Duke folur për fushatën zgjedhore ai tha se LDK-ja nuk përdor gjuhë të urrejtjes ndaj kundërshtareve politik.

Abdixhiku shtoi se programi i LDK-së është aq i fuqishëm saqë tani po kopjohet nga partitë e tjera.

“Në këtë fushate nuk kam fjalë urrejtës për kundërshtarët e mi, nuk kam nxitje për të tjerët që nuk mendojnë si ne, nuk kam as vullnet për të mbajtur në mllefin e brendshëm se kohë për të humbur nuk kemi më. Urrejtjen, frustrimin ndarjen e përçarjen u a lëm atyre që nuk bënë as gjë në katër vite. Qytetareve u japim zgjidhjen, u japim shpresën, u japim programin model që Kosovën e transformon në model shembullor. Aq i mire është programi ynë sa që përveç që po e lakmojnë edhe partitë e tjera, tani kanë nisur edhe po e kopjojnë. Ne mësimin tërë ditor, ata mësimin tërë ditor. Në centrali me gazë, ata centrali me gaz. Ne investime ne Brezovicë, ata investime në Brezovic. Ne koeficient, ata koeficient. Them sa e kopjojnë e lakmojnë, le tua bëjmë të thjeshtë le ta votojnë drejt për se drejti 124 dhe LDK-në, le ta votojnë origjinalin”, ka thënë ai.

Ai po ashtu dha zotimin e tij për kyçjen në autostradë të kësaj ane, më saktësisht në fshatin Gërlicë.

Madje sipas tij, ky do të jetë prioritet i qeverisjes së udhëhequr nga ai.

‘’Unë ju shpalosi programin politik, me 5 miliardë euro investime, me 5 miliardë euro buxhet e me 5% rritje ekonomike!Në këtë ambicie, zotohemi që garantojmë jetë të mirë në Kosovë. Prandaj, në javën e parë, pra në javën e parë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë – mësuesve, mjekëve, policëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit – do t’ua rrisim pagat, me koeficient 150’’, tha Abdixhiku.

Në këtë tubim foli edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili kritikoi qeverinë aktuale për mungesë mbështetjeje ndaj komunës dhe rajonit të Anamoravës.

Ai përmendi gjithashtu një rast ku një çerdhe e planifikuar për Viti u zhvendos në një komunë tjetër për arsye politike, duke shtuar se shumë komuna të Kosovës po përballen me vështirësi financiare për shkak të politikave të qeverisë.

“Katër vitet e fundit kanë qenë një periudhë sfiduese dhe zhgënjyese. Ky qeveria aktuale na ka injoruar plotësisht. Vetëm katër euro për kokë banori na ka ndarë në ndarjen e re buxhetore. Kaq vlejmë në për ta, të lënë në mëshirën e fatit, e pa mbështetje. Një çerdhe na ndaluan dhe e dërguan në një komunë të udhëhequr nga veta ata. Komunat e Kosovës janë pra bankrotimit si pasoj e kontratës kolektive. Anamorava është lënë anash në harresë. Kjo duhet të ndale me mjete demokratike me votën tuaj”, ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit