Në kuadër të parafushatës zgjedhore, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Rahovec ku, sipsa tij, po merr besim për vizionin e partisë së vet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Në çdo takim që po zhvillojmë, gjithandej vendit, ndiejmë shpresën që po rritet mes qytetarëve tanë. Ata kërkojnë zgjidhje konkrete për sfidat e tyre të përditshme, dhe janë të etur për ndryshimin që do ta sjellim bashkë”, shkroi Abdixhiku.
“Kjo shpresë, dhe mbështetja që po e ndjejmë, janë shenja të qarta se momenti për ndryshim është afër. Me këtë energji, dhe me përkushtimin e secilit prej nesh, do ta ndërtojmë së bashku Kosovën që duam”, tha ai.