Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në fjalën e tij në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ka cituar Presidentin Historik, Ibrahim Rugovën, i cili kishte thënë se “Shtëpia nuk mbahet pa miq”.
Abdixhiku tha aleancat nuk trashëgohen, por se fitohen, mbrohen dhe dorëzohen tek brezat e ardhshëm.
Shtëpia nuk mbahet pa miq, nuk mbahej dje, s’mbahet sot, s’do të mbahet as nesër”, deklaroi Abdixhiku.
“Sikurse liria, edhe aleancat tonë nuk trashëgohen, ato fitohen, mbrohen, e dorëzohen tek brezat e tjerë. Si gjeneratë politike e sotme , e kemi për obligim, jo si borxh detyrimi por si sjellje fisnike, që këto aleanca t’ua mësijmë breznive që vijnë”, tha kreu i LDK’së.
Aleatëve tanë që edhe sot na qëndrojnë në këtë shtëpi të madhe të demokracisë dhe shpalljes së pavarësisë u shtrijmë dorën e miqësisë dhe bashkëpunimit. Le të punojmë së bashku për një Kosovë që ne e ëndërrojmë bashkarisht”.”