Në një tubim nga Gjakova, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka një ekip të shkëlqyeshëm.
Ai bëri këtë deklaratë pas publikimit të listës me kandidatë për deputet.
“Rreth vetes kam një ekip të shkëlqyeshëm. Këta burra e gra që i keni parë sot në listën e 110 anëtarëve të LDK-së, listën fituese, përbërjen e Qeverisë së ardhshme, Republikës Rugoviste të Kosovës.” – ka thënë ai.
Abdixhiku shtoi se LDK qëndron e bashkuar, e fortë e me bindje se janë ndryshimi për Kosovë.
“Nga sonte qëndrojmë të bashkuar, nga sonte qëndrojmë të fortë, nga sonte dalim me plot bindje se ne jemi ndryshimi për Kosovë.” – shtoi ai.