Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka uruar festën e Fitër Bajramit me një fotografi së bashku me familjen e tij.
“Nga familja jonë, tek e juaja, me fat festa e Bajramit! Shëndet, mirësi e begati për ju dhe familjet tuaja. Paçim ndihmën e Zotit dhe me vete vlerat më njerëzore në rrugëtimet e popullit tonë dhe të vet Kosovës. Për hajr!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.