Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku tha se po t’i bësh ofertë publike partive të tjera për t’i ndërruar komunat me LDK-në të gjitha thonë po.
Sipas tij, vetëm LDK thotë jo, sepse askush nuk e ndërron kryeqytetin.
“Ofertë publike po t’ju bësh partive të tjera a i ndërroni komunat me LDK-në krejt thonë po, a i jepni ju komunat e juaja për t’i marrë të LDK-së, krejt thonë po, veç LDK thotë jo. Sepse askush nuk e ndërron kryeqytetin”, deklaroi Abdixhiku në Rubikon me Adriatik Kelmendin.
I pari i LDK-së tha se fitorja ose humbja përjetohet prej njerëzve që e shënojnë fitoren ose humbjen.
Fitorja nuk përjetohet prej kundërshtarit politik.
“Unë nuk pres kundërshtari politik me ma cilësu fitore rezultatin elektoral. Unë pres se si po ndihen njerëzit që e kanë shënu këtë fitoren”, shtoi ai.






