Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.
Në këtë takim, Abdixhiku dhe Hasani diskutuan rreth zhvillimeve aktuale politike në Kosovë dhe Shqipëri, me theks të veçantë për politikën e jashtme.
Abdixhiku, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Shqipërinë, sidomos në arenën ndërkombëtare, si dhe falënderoi Hasanin për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në të gjitha proceset e vendit tonë.
Gjatë takimit është diskutuar në veçanti për thellimin e këtij bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në interes të përshpejtimit të procesit integrues të vendit në strukturat euroatlantike.
LDK pohon se Shqipëria padyshim që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim duke ndihmuar Kosovën edhe në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.