3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Abdixhiku në “Sunny Hill” me ambasadorin e Britanisë: Dua Lipa, pasuri e përbashkët e dy vendeve tona

- Advertisement -

Veç kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë është i pranishëm edhe i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit ka postuar një fotografi nga atje, ku shihet se është në shoqërinë e gruas së tij, ambasadorit britanik, Nicholas Abbott, si dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Ai thotë se në këtë takim në festival, “u pajtuan me ambasadorin se Dua Lipa është pasuri e përbashkët”.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Me Përparimin dhe ambasadadori Abbott, u pajtuam që Dua është pasuri e përbashkët e dy vendeve tona. Sunny Hill, edhe këtë vit, i jep Prishtinës dhe Kosovës, një skenë të jashtëzakonshme. Prishtina, e gjallë siç di ajo të jetë. /Lajmi.net/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit