4.3 C
New York
Monday, January 13, 2025

Buy now

Abdixhiku në Obiliq: Përtej mllefit e frustrimit, populli i Kosovës kërkon, shpresë, ide, zgjidhje e ndryshim

- Advertisement -

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka vizituar Obiliqin, nga ku është shprehur se përtej mllefit e frustrimit, sipas tij, populli i Kosovës kërkon, shpresë, ide, zgjidhje e ndryshim.

Abdixhiku tha se po flasin për të ardhmen e Republikës, për politikat shtetërore që përmirësojnë jetën e qytetetarëve.

“Takimin e fundit për sonte e mbajtëm në Lagjen e Hashanëve në Obiliq. Tani, në këtë kohë, jemi në tubime edhe në lagje; në çdo anë. Dhe në çdo takim tonin, nuk ju nxisim në ndarje, përçarje e urrejtje për tjetrin; nuk ju ndajmë në patriotë e tradhëtarë, me ne apo me tjetrin”.

“Jemi të gjithë qytetarë të lirë të një Republike krenare! Jemi këtu, të ju flasim për të ardhmen e Republikës, për politikat shtetërore që përmirësojnë jetën e juaj. Përtej mllefit e frustrimit, populli i Kosovës kërkon, shpresë, ide, zgjidhje e ndryshim! Kërkon normalitet e zhvillim! Ndryshimi po vjen! Prandaj dhe paniku. Prandaj dhe frustrimi! E ardhmja është e bukur! 9 shkurti po afrohet”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit