12.2 C
New York
Wednesday, April 16, 2025

Buy now

Abdixhiku: Në mars vendi duhet të shkoj në zgjedhje, ky rezultat nuk jep stabilitet

- Advertisement -

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar zgjedhje të reja në Kosovë.

Ai në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini ka thënë se në Mars vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

“Duhet të gjejë rrugë për të shkuar në zgjedhje sepse ky rezultat nuk jep stabilitet”, ka thënë ai.

Abdixhiku tutje ka thënë se një qeveri jo stabile me 61 deputet nuk mund të vazhdoj për katër vite sepse është e dëmshme dhe siç thotë ai është “prehje e pazareve politike”.

Kreu i LDK-së në pyetjen e moderatorit Ermal Panduri se a rrinë LDK-ja në sallë për Vjosa Osmanin për presidente, ai ka thënë se LDK nuk rri për askënd në sallë.

“Për askënd LDK-ja nuk duhet të qëndroj në sallë dhe s’do të qëndroj në sallë përderisa ka bindje të plotë se vendi duhet të shkoj në zgjedhje dhe këtë mekanizëm duhet ta përdor për zgjedhje”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit