Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe në Klinë, në 23-vjetorin e vrasjes së Ismet Racit.
Abdixhiku në Facebook ka shkruar se më 24 prill të vitit 2001, familja Raci humbi më të dashurin e tyre, LDK një veprimtar të pashoq të orëve të renda, ndërsa Klina një kryetar komune të zgjedhur me votë demokratike.
“Trashëgimia politike e Ismet Rracit vazhdon të jetojë brenda Lidhjes. Atë e gjejmë sot më së miri tek tani kryetari i degës sonë në Klinë, Albani, i biri i tij”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.