21.3 C
New York
Sunday, September 21, 2025

Buy now

Abdixhiku në Kaçanik dhe Han të Elezit: Çdo komunë është e barabartë

- Advertisement -

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot ka vizituar Kaçanikun në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit.

Në Kaçanik, Abixhiku prezantoi kandidatin për kryetar Betim Shalën dhe listën e 23 kandidatëve për Kuvend Komunal.

I pari i kësaj partie, ishte edhe në Han të Elezit ku publikoi edhe listën prej 14 kandidatëve, me bartësen e kësaj liste Kimete Kuka Hasallarin.

Sipas, Abdixhikut Kaçaniku i Kushtetutës dhe Hani i Elezit mbesin të mëdhenj në simbolikë, dhe se çdo qytetar është i barabartë për këtë parti.

“Kaçaniku i Kushtetutës dhe Hani i Elezit mbesin të mëdhenj në simbolikë. Sepse çdo qytet, çdo komunë, është pjesë e mozaikut të Kosovës sonë. Dhe LDK-ja është e vetmja forcë që e sheh këtë mozaik si të tërin. Për ne, nuk ka qytetarë të rëndësishëm dhe të parëndësishëm. Nuk ka komuna të mëdha dhe të vogla. Për ne, çdo qytetar është i barabartë. Çdo komunë është e barabartë. Çdo përpjekje e jona për ta është e barabartë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit