Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim elektoral në Deçan, ku kryetari i partisë dhe kandidatët e saj kanë marrë mbështetje nga qytetarët e pranishëm.
Në sallën e mbushur me entuziazëm, është theksuar se Deçani duhet t’i bashkohet vargut të komunave të Dukagjinit që tashmë kanë shprehur mbështetje për LDK-në, si Peja, Istogu dhe Juniku.
Kandidati për kryetar të komunës, Jeton Mushkolaj, së bashku me ekipin e tij, është zotuar për një qeverisje të përgjegjshme, zhvillim të qytetit, mbështetje për çdo lagje dhe respekt për çdo qytetar.
“Deçani meriton një udhëheqje të afërt me njerëzit dhe një të ardhme për rininë e familjet e kësaj ane. Këtë udhëheqje do ta ketë vetëm me LDK-në”, u tha në tubim.
LDK falënderoi qytetarët e Deçanit për pritjen, duke e konsideruar si shenjë të fuqizimit të fitores së saj në këtë komunë.