Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shënuar 36-vjetorin e themelimit të LDK-së përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar atë si idenë më të madhe politike të Kosovës, të lindur në kohë represioni dhe errësire.
Ai theksoi se LDK nuk ishte vetëm një organizim politik, por një besëlidhje popullore dhe rruga e vetme drejt shtetit, e udhëhequr nga Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova dhe e ndërtuar mbi rezistencën paqësore, demokracinë dhe aleancën me botën perëndimore.
“LDK ka qenë dhe mbetet parti e shtetit, jo e pushtetit”, u shpreh ai, duke përmbyllur mesazhin me urimin: “Gëzuar 36-vjetorin!”.






