Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëshorten e tij Albinën, mori pjesë sot në ceremoninë e kurorëzimit të Teuta Ibrahim Rugovës dhe Agron Nikë Gjeloshit, e mbajtur në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abdixhiku e cilësoi ceremoninë si një ngjarje plot dritë, ndjenjë dhe dinjitet, që reflekton trashëgiminë familjare dhe kombëtare të dy familjeve.
Ai uroi çiftin për një jetë të gjatë me dashuri dhe bekime, duke shprehur gjithashtu urimet e tij për familjet Rugova dhe Gjeloshi, veçanërisht zonjën Fana Rugova, të cilën e vlerësoi për shkëlqimin e saj në këtë ditë të veçantë.