Xhafer Tahiri ka zbuluar detaje për marrëveshjen e tij me VV-në në Vushtrri.
Tahiri ka thënë se Abdixhiku i ka kërkuar që të gjejë mbështetje për partinë në Suharekë.
“Kryetari Abdixhiku më ka thënë kemi nevojë me na mbështetë në Suharekë, a mundesh me nxjerr këtë çështje. Të dielën kam shkuar në Vushtrri kam takuar 7 asamblistët e degës bashkë me shefin e shtabit, nënkryetarët, ua kam shpjeguar marrëeshjen, jemi besatu dhe e kemi publiku atë fotografi për ndryshim në Vushtrri. Kam dërguar tekstin e marrëveshjes te VV-ja në gjashtë në mbrëmje, dhe është caktu për të nesërmen në 10:30 nënshkrimi. Në ora 07:20 kam pasur komunikim me Abdixhikun, më ka thënë ato që ai e di. Unë i kam thënë më thuaj një arsye çka ndodhi. Më ka marrë në telefon Kujtim Shala më tha nuk bën me bo atë marrëveshje. Çka keni o vëlla. Unë nuk kthej fjalën e dhënë”, tha ai në Kanal10.






