19.6 C
New York
Monday, June 9, 2025

Buy now

Abdixhiku me propozim konkret për “Qeverinë e Unitetit”

- Advertisement -

reu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se këtë ‘shkon një hap tutje’ me idenë e tij për Qeverinë e Unitetit. Ai tha se e ka një agjendë 15-pikëshe, të cilën do t’ua dorëzoj partive politike. Ai tha se për këtë e mori mbështetjen fillimisht në paritnë që udhëheq.

Postimi i plotë:

Nesër, mblidhemi për herën e 29-të.

Mes betejave partiake që s’përputhen askund, një e vërtetë na bërtet qartë, askush pas tre muajsh, nuk ka një shumicë. Prandaj edhe tentativa e 29-të do të përfundojë pa epilog – veç si prolog i tjetrës.

Popullin, atë në të cilin thirremi se e përfaqësojmë, e kemi lënë vet. Jonormalja, mes përsëritjeve të pafundme, kërkon veprim me urgjencë!

Vazhdoj të besoj se në këtë vend ekziston ende një vetëdije politike që ndjen përgjegjësi. Për njerëzit tanë. Për shtetin tonë. Për faktin se po kthehemi në shembull të pahijshëm – brenda dhe jashtë.

Vazhdoj ta përsëris thirrjen time drejt liderëve të VV-së, PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s që t’i kthehen propozimit tim për një Qeveri të Unitetit. Ta vlerësojnë me kujdes.

Vazhdoj të besoj se mund të ulemi, të flasim dhe të pajtohemi për një zgjidhje të përbashkët. Kjo krizë mund të na shërbejë si mundësi. Nëse e trajtojmë me guxim dhe me përgjegjësi. Natyrisht se ka zëra mjaft që na ushqejnë që të rrimë larg, por sot para vetës kjo krizë na thërret veç për përgjegjësi. Asgjë më pak.

Prandaj, gjatë kësaj jave, do të shkojë dhe një hap tutje. Pas finalizimit të konsultimeve të brendshme, do të dal me një Agjendë 15 pikëshe – një platformë konkrete bashkëpunimi për Qeverinë e Unitetit, të cilën do t’ua ofroj të gjitha partive politike, pa përjashtim.

Shpresoj që të kuptohet qartë: uniteti sot nuk është luks – është domosdoshmëri.

Po, Kosovës i duhet një opozitë. Po, Kosovës i duhet një balanc demokratik. Por para dyjave, Kosovës i duhet një pozitë. Një qeveri legjitime, një Kuvend funksional, një shtet që punon – tek më pas një opozitë që kritikon.

Prandaj, edhe një herë, ftoj zërat me peshë, ftoj mendjet e urta, ftoj të gjithë ata që e ndjejnë peshën e kësaj kohe – të bashkohen me këtë propozim. Të mos heshtin. Të flasin. Të inkurajojnë secilin për këtë qëllim.

Të refuzosh, është e lehtë.

Të tallesh me një popull të tërë plot 28 herë është e rëndë. Le të provojmë unitetin. Mund dhe mos të jetë aq keq.

Të ngjashme

Të fundit