Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një intervistë në Pressing të T7 ka thënë se në të kaluarën ka pasur respekt për Glauk Konjufcën, megjithatë pasi ish-kryekuvendari kishte pranuar të bëhej si mandatar i dytë, një respekt i tillë ka humbur.
Sipas Abdixhikut, Konjufca kishte pranuar të bëhej vegël e Albin Kurtit dhe se në një veprim të tillë s’kishe aspak dinjitet.
Kreu i LDK-së ka shtuar tutje, se një gjë të tillë s’do të mund t’ia bënte e as t’ia kërkonte bashkëpartiakut të tij, Kujtim Shalës.
“S’mundesh me e marrë mandatin e me ia humbë vendit 15 ditë”, ka deklaruar Abdixhiku.






