Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar ndërrimin e mot-moteve së bashku me familjen e tij.
I pari i LDK-së me anë të një video, ka inkuarajuar qytetarët për më shumë energji për vitin 2025.
Postimi i plotë:
Këtë vit kemi vendosur që nga ambientet e familjes sonë, shtëpisë sonë, t’i dërgojmë të gjitha urimet e ngrohta për ju, për familjet tuaja, për të gjithë Republikën e Kosovës.
Në këtë mbrëmje festive të fundvitit, le të kujtojmë të gjitha momentet e mira të vitit që po lëmë pas, ato që na mbesin si kujtime të përjetshme mes të dashurve tanë.
Tek sa i afrohemi mesnatës, le të kujtojmë forcën e jashtëzakonshme që kemi si popull brenda unitetit tonë të brendshëm e mbi të gjitha, le të kujtojmë fuqinë e madhe që kemi tek ëndrrat tona të përbashkëta.
Le të përqafojmë vitin 2025 me plot energji, plot optimizëm, plot pozitivitet! Le të jetë viti i suksesit, i shëndetit, i të ardhmes që e meritojmë të gjithë bashkërisht.
Le të angazhohemi gjithë, si një vend, si një shoqëri, si një familje, që viti 2025 të jetë vit që mbahet mend! Prandaj nga të gjithë ne: Urime vit i ri! Urime! Gëzuar!