13.7 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Abdixhiku me familjarët e martirëve të Kosharës: Të arrish përjetësinë në altarin e lirisë është bekim

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot është takuar me familjarët e 114 martirëve e heronjve të rënë në Betejën e Kosharës në 26-vjetorin e saj.

Ai tha se atje nderuan veprën e tyre, ndërsa Betejën e Kosharës e quajti “prej më madhështorëve”.

“Në Koshare, përveç lavdisë, në takim me familjarët e 114 martirëve e heronjve të rënë për liri, thonim gëzuar kjo ditë! Gëzuar, sepse, të arrish përjetësinë në altarin e lirisë për atdhe, është bekim. Gëzuar na tha dhe nëna  e 17 vjeçarit të rënë; dhe prindërit e dy vëllezërve të përjetësuar në Koshare; dhe familjarët e 3 të huajve nga Algjeria, Franca e Italia që kishin luftuar mes djemve e vajzave të Ushtrisë Çlirimtare! Kalova gjithë mëngjesin me familjarët e martirëve. Nën shoqërimin e heronjve të gjallë, bashkëluftëtarëve të tyre, të Agimit, Saliut, Xhemajlit e Abazit, nderuam mëngjesin e 9 prillit të vitit 1999; ditën kur nisi të thyhej kufiri mes-shqiptarë! Pjesa tjetër është histori; prej më madhështoreve! Lavdi gjithë të rënëve!”, ka shkruar Abdixhiku.

Beteja e Koshares u zhvillua nga 9 prilli 1999 deri më 10 qershor 1999 në kuadër të Operacionit “Shigjeta” dhe njihet ndër betejat më të suksesshme të luftës së fundit

 

Të ngjashme

Të fundit