13.5 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Abdixhiku: Më 9 shkrut bie mafia energjetike

- Advertisement -

Ai duke komentuar aktakuzën ndaj Nagip Krasniqit, për negocimin të tenderit në vlerë prej 3.4 milionë euro, si dhe lidhjeve të tjera të pushtetit, ka thënë se kësaj mafie duhet t’i ipet fund në zgjedhje.

“- Ky tender sekret është negociuar kur Blloku A5 qëndronte jashtë funksionit për plot 9 muaj. Në atë kohë, gjatë dimrit, Kosova blinte rrymë nga 1 MILION EURO NË DITË; secilën ditë!

– Gjithë këtë vlerë e paguanin qytetarët e Kosovës. Sepse Qeveria, nëpërmjet Rregullatorit, kishte rritur çmimet e energjisë për 100%.

– Martin Berishaj, anipse ambasador, hetohet sot për ndërmjetësimin e bërë për blerjen e energjisë. Për këtë punë ishte shpërblyer me 2 milion euro nga GEN-I me seli në Beograd. Martin Berishaj i kishte tërhequr plot 1.5 MILION EURO para të gatshme nga njëra bankë në Prishtinë.” – ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.

E plotë:

MË 9 SHKURT BIE MAFIA ENERGJETIKE

– Nagip Krasniqi, i caktuar nga partia në pushtet në krye të KEK-ut, akuzohet nga Prokuroria Speciale për negocimin e një TENDERI SEKRET në vlerë prej 3.4 milion eurove.

– Ky tender sekret është negociuar kur Blloku A5 qëndronte jashtë funksionit për plot 9 muaj. Në atë kohë, gjatë dimrit, Kosova blinte rrymë nga 1 MILION EURO NË DITË; secilën ditë!

– Gjithë këtë vlerë e paguanin qytetarët e Kosovës. Sepse Qeveria, nëpërmjet Rregullatorit, kishte rritur çmimet e energjisë për 100%.

– Martin Berishaj, anipse ambasador, hetohet sot për ndërmjetësimin e bërë për blerjen e energjisë. Për këtë punë ishte shpërblyer me 2 milion euro nga GEN-I me seli në Beograd. Martin Berishaj i kishte tërhequr plot 1.5 MILION EURO para të gatshme nga njëra bankë në Prishtinë.

– Sikurse Nagipi, ashtu dhe Martini, kishin marrë mbrojtje publike nga Kryeministri – që i kishte vendosur të dy; njërin në KEK, tjetrin ambasador në Kroaci.

Mafia energjetike i ka rrënjët e thella në pushtetin popullist. Prandaj dhe marrin mbrojtje publike. Prandaj dhe sulmohet Prokuroria e Media. E japin këtë mbrojtje sepse ndihen të paprekshëm. Arroganca e 51% ka krijuar këtë vetëbesim prej të fortit.

MË 9 shkurt bie Mafia Energjetike!

Pas 9 shkurtit, hetimet e pavarura të një sistemi juridik pa presion popullist, do të japin dritë edhe mbi të gjithë tenderët sekret. Kemi ngritur mjaftushëm fakte për 113 tenderët e tjerë SEKRET në KEK, e mbi 877 të tjerë në gjithë Qeverinë për tre vite – pothuajse nga një në ditë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit