-2.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Abdixhiku mbledh kryesinë e LDK-së: Folëm për lëshimet e bëra në dialog

- Advertisement -

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kryesia e partisë ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku janë diskutuar zhvillimet politike në vend.

Abdixhiku ka njoftuar së gjatë bisedimeveme theks të veçantë është folur për dialogun dhe “lëshimet e bëra” gjatë këtij procesi.

Ai ka njoftuar se në lidhje me qëndrimin e LDK-së për dialogun dhe tema të tjera në vend, do të flasë sonte në Rubikon.

Statusi i plotë:

Sot, mbajtëm mbledhjen e radhës së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi temën e dialogut dhe lëshimet e mëdha të bëra në këtë proces. Këto lëshime, përveç se humbje e një mundësie për avancim substancial të pozicionit shtetar të Kosovës, tashmë po shndërrohen dhe në kushte obligative integruese për vendin tonë; adaptimi me të cilat do të jetë sa i pashmangshëm aq edhe sfidues.

Për qëndrimet tona mbi dialogun dhe temat e e tjera në vend, do të flas sontë në Rubikon të Klan Kosovës, nga ora 20:45.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit