6 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Abdixhiku mban tubim me bashkëatdhetarët në Vjenë, kërkon mbështetje për eurodeputetin Mandl

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se ka mbajtur një tubim me bashkëatdhetarët në Vjenë, ku ka kërkuar mbështetje për eurodeputetin, Lukas Mandl.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se Mandl i ka qëndruar pranë Kosovës në kohë sfidash dhe festash.

“Lukas Mandl i ka qëndruar pranë Kosovës në kohë sfidash dhe festash. Ai ka punuar pa u lodhur për të promovuar integrimin tonë evropian, ka argumentuar me pasion për njohjen e sovranitetit tonë dhe ka mbështetur iniciativat që na sjellin më pranë anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”.

“Kam parë nga afër angazhimin e tij të palodhshëm dhe të pakomproimis për liberalizmin e vizave, për vendosjen e Kosovës në hartën evropiane, për dhënien e perspektivës sonë në një Evropë vibrante e me përplot prioritete tjera. Vendi i Kosovës ka qenë gjithmonë aty, sepse Lukas Mandl ishte i tillë”, shkroi ai.

Duke shkruar edhe më tej për eurodeputetin Mandl, Abdixhiku tha se ai ishte insistues, i përkushtuar, i dedikuar dhe pa kompromis kur bëhej fjalë për ne.

“Duke parë një angazhim të tillë, duke e parë nga afër një personalitet që mes angazhimeve të shumta politike që ka, gjenë vend, motiv dhe përkushtim edhe për Kosovën tonë me miq pak, unë dhe bashkëpunëtorët e Lidhjes e kishim të pamundur të qëndronim indiferent në betejën që ai sot ka. Betejen e rizgjedhjes së tij në Parlamentin Evropian”.

“Prandaj vendosëm të bëjmë këtë tubim në Vjenë, një qytet që simbolizon një histori të pasur dhe një të tashme të gjallë, një qytet ku janë ushqyer shumë nga shpresat dhe ëndrrat tona kosovare. Dhe nga këtu, të ju ftoj për angazhim monumental për Lukas Mandl. Sepse, sërish, shtëpia nuk mbahet pa miq”, shkroi tutje kreu i LDK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit