Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se si është e mundur që një ambasador si Martin Berishaj të bashkëpunojë me mafinë energjetike dhe prapë vazhdon të jetë në krye të detyrës.
“Katër milion euro është shuma e bashkëpunimit të Martin Berishajt me mafinë energjetike, ndërsa ai vazhdon të mbetet në krye të detyrës,”- ka thënë Abdixhiku, i ftuar në në emisonin Debat Plus, duke e bërë përgjegjës Kurtin për mos shkarkimin e këtij ambasadori.
Më tej, Abdixhiku, ka thënë se kjo Qeveri po vazhdon ta paguajë rrymën për serbët në veri të vendit.
“Përveçse rrymën e kishte shtrenjtuar fillimisht, edhe sot e shtrenjtoi prapë për 15% më shumë, ndonëse dikur kishte premtuar për lirimin e faturave të energjisë elektrike”, tha Abdixhiku.
Sipas Abdixhikut, Qeveria Kurti nuk ka lënë asnjë shenjë pune.