Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia e vet do të votojë njëjtë sikurse herën e kaluar – do të thotë kundër – rreth propozimit të Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit.
“E para njohim të drejtën e partisë së parë që të propozojë kryetar kuvendi…Por parlamenti është kompromis…Kam dëgjuar se partitë tjera kanë gatishmëri për emra…Ne votojmë njëjtë sikurse herët e kaluara sepse nuk ndajmë bindjen e njëjtë”, tha Abdixhiku.
Ndërsa deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se Vetëvendosje “nuk meriton votë” dhe jo thjesht, sipas tij, emri i përvetshëm i Albulena Haxhiut, “por, logjika politike e VV-së”.