Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se është ftuar nga NDI për të marrë pjesë në Konventën e Demokratëve që po mbahet në Çikago.
Për të përfaqësuar LDK-në në këtë ngjarje të rëndësishme është deleguar profesor Alush Gashi, anëtar i Kryesisë Qendrore të partisë.
Profesor Gashi do të qëndrojë në Konventë për katër ditë, ku pritet të bëhet konfirmimi i kandidaturës për Presidente të nënkryetares aktuale Kamala Harris. Ky eveniment është një mundësi për të forcuar marrëdhëniet mes LDK-së dhe partive të mëdha amerikane.
LDK vazhdon të theksojë angazhimin e saj për bashkëpunim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-të, në përpjekjet për realizimin e qëllimeve kombëtare të Kosovës.
Postimi i plotë: