9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Abdixhiku, Kurtit: Tregoju qytetarëve a e legalizon marrëveshja ndikimin e Serbisë në Kosovë

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për rrymën në veri.

Abdixhiku me anë të një postimi në Facebook ia ka rikujtuar kohën Kurtit, kur ky kundërshtonte me të madhe këto marrëveshje të vitit 2013.

Sipas Abdixhikut, qytetarët tani duhet ta dëgjojnë nga Kurti nëse këto marrëveshje do ta legalizojnë apo jo ndikimin e Serbisë në Kosovë.

“LDK ka mbështetur në vijimësi dhe me konsistencë – dje dhe sot – marrëveshjet në interes të Kosovës, që kanë synuar ushtrimin e plotë të sovranitetit të Republikës së Kosovës në tërë territorin e saj”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Qeveria e Kryeministrit Kurti sot nënshkroi udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve energjetike për veriun e vendit. Ky udhërrëfyes përcakton implementimin e dy marrëveshjeve paraprake, të viteve 2013 e 2015 – të cilat Kosova asokohe i kishte lidhur me qëllim të ushtrimit të sovranitetit shtetar në gjithë territorin e vet.

Por, Kryeministri Kurti në kohën kur ishin arritur këto dy marrëveshje, i kishte cilësuar si marrëveshje që legalizojnë ndikimin e Serbisë në Kosovë. Sot, qytetarët e Kosovës, duhet ta dëgjojnë nga vet ai, nëse këto dy marrëveshje, të pranuara pa asnjë ndryshim e të proklamuara me plot meritë, do ta legalizojnë apo jo ndikimin e Serbisë në Kosovë.

LDK ka mbështetur në vijimësi dhe me konsistencë – dje dhe sot – marrëveshjet në interes të Kosovës, që kanë synuar ushtrimin e plotë të sovranitetit të Republikës së Kosovës në tërë territorin e saj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit