Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qeveria Kurti është duke manipuluar për sa i përket statistikave për ekonominë.
Ai ka cituar të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), duke thënë se “me rritjen ekonomike që e ka arritur kjo qeveri, duhen 40 vjet për ta arritur nivelin e Kroacisë.
“Kam marrë të dhëna nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe do t’i prezantoj sonte. Kjo është rritja ekonomike në 10 vitet e fundit. Mesatarja e rritjes ekonomike është 4.7% prej vitit 2013 deri në vitin 2019. Në tri vitet e fundit mesatarja është 3.6%. Këto të dhëna janë të Qeverisë së Kosovës, do të thotë mesatarja është më e ulët se e viteve 2013 deri 2019. Me këtë trend 3.6% Kosovës i duhen 40 vite për me mbërri Kroacinë, siç na qeverisë Albin Kurti na duhen 40 vite për ta mbërritur Kroacinë. Mesatarja e Qeverisë Kurti është më e ulët se e 7 viteve paraprake. Na duhen 80 vite për me mbërri mesataren e BE-së”, ka thënë Abdixhiku në “Pressing” të T7.
“Grafikoni i dytë – inflacioni në Kosovë para Qeverisë Kurti dhe pas. 100 euro është baza e vitit 2015. Sa duhet sot për t’i mbuluar sot 100 eurot e vitit 2015, 127.9 euro, pa vitin 2024”, shtoi i pari i kësaj partie.
“Grafikoni i tretë është deficiti tregtar, se sa importojmë dhe sa eksportojmë. Kosova ka pasur problemin historik që ka marrë produkte prej jashtë se sa ka shitur jashtë. Albin Kurti e ka marrë Qeverinë me 2.8 miliardë euro gjatë vitit të pandemisë, po e kalojmë këtë vit. Sot deficiti tregtar është 5 miliardë euro kemi diferencë mes importeve dhe eksporteve. Për 2 miliardë euro është rritur gjatë qeverisë së tij”, ka thënë Abdixhiku.