Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka propozuar për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shalën. Abdixhiku shtoi se deputeten Hykmete Bajrami e ka propozuar për Shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së.
Abdixhiku tha se propozimi i tij është mbështetur nga Grupi Parlamentar dhe nga Kryesia e LDK-së.
”Ju priftë e mbara e dalshi faqebardhë në këtë detyrë fisnike për shtëpinë tonë politike, votuesit tanë e popullin e Kosovës”, ka shkruar kreu i DK-së.
Postimi i plotë:
Sot, para strukturave vendimmarrëse të partisë, kam propozuar Akademik Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit të Republikës, si dhe zonjën Dr. Hykmete Bajramin për Shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së.
Propozimi është mbështetur nga Grupi Parlamentar dhe nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës; dhe të dy pozitat do të nominohen përkatësisht caktohen nga grupi ynë.
Ju priftë e mbara e dalshi faqebardhë në këtë detyrë fisnike për shtëpinë tonë politike, votuesit tanë e popullin e Kosovës. ✌️