6.3 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Abdixhiku: Kryeministër, vepro-jemi në krizë të përballueshmërisë!

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të veprojë në raport me krizën e rritjes enorme të çmimeve.

“Çdo ditë vonesë e Qeverisë tuaj me mosreagim është çmim ekonomik i pakthyeshëm për gjithë vendin tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Përderisa Qeveria jonë kalon edhe një mbledhje si vëzhguese e krizave ekonomike që kanë tronditur vendin tonë e një botë të tërë, shtetet e rajonit po marrin vendime që me javë të tëra i kemi rekomanduar në Kosovë.

Maqedonia e Veriut pak orë më parë, uli TVSH-në në naftë e në derivate nga 18%, në 10%. Uli dhe akcizën për to. Dhe nuk u ndal me kaq, reduktoj në 0% të gjitha tatimet – e brendshme e doganore pa dallim – në të gjitha produktet bazike ushqimore. E bëri me qëllim që përballja e qyterarëve atje të jetë sa më e lehtë. Hapa të tillë po marrin shtetet një nga një; por shteti ynë megjithatë vështron.

Kryeministër vepro.
Jemi në krizë të përballueshmërisë!

Janë masa të logjikshme këto; të përkohshme, dhe pa ndonjë rrezik buxhetor. Nuk ka rëndësi nga kush vijnë e kush i propozon, rëndësi kanë të implementohen ato.

Çdo ditë vonesë e Qeverisë tuaj me mosreagim është çmim ekonomik i pakthyeshëm për gjithë vendin tonë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit