Në Kuvend Abdixhiku ka adresuar mesazhe të forta për liderin e VV-së, Albin Kurti.
“Sado që mundohesh ta gjesh veten në mes të britmave patriotike të një bërthame të kuqe me rrënjë nga Greqia, që u mban ligjërata patriotike luftëtarëve të UÇK-së; sado që mund të kërkosh mundimin e heshtjes me mendimet e profesorëve për “f”, e filozofëve përsëritës të klasave nga Ferizaj; sado që provon të dëgjosh me durim edhe kontabilistët financiarë që interpretojnë vendime komplekse juridike me plot kompetencë e bindje – pra, sado që mundohesh të sillesh normal e i përgjegjshëm mes mediokritetit të thellë politik që ka kapluar skenën tonë – çështja e vetme është: çfarë duhet t’i themi Albin Kurtit sot?”, ka deklaruar ai.