-0.1 C
New York
Wednesday, February 4, 2026

Buy now

Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë një thirrje për të gjithë anëtarët e partisë që të ecin bashkë drejt së ardhmes dhe të punojnë për realizimin e pritshmërive të qytetarëve.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku shkruan se ky është një “fillim i ri” për LDK-në, duke theksuar se tani fjalët kanë më pak rëndësi se veprat.

“Është koha të flasim më pak dhe të punojmë më shumë”, ka thënë ai.

Kreu i LDK-së u bëri thirrje anëtarëve që të rreshtohen pas zërit të qytetarëve dhe të kontribuojnë në përmbushjen e pritshmërive të tyre. “Lidhja ju pret dhe ju thërret,” përfundon ai.

Të ngjashme

Të fundit