Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka përsëritur zotimin e tij për koeficient 150 që në javën e parë të qeverisjes.
Sipas tij, mësuesit, mjekët, policët, zjarrëfikëdit, ushtarët, të gjithë punëtorët e shtetit do t’i kenë 200 euro më shumë.
“Prandaj, në javën e parë, pra në javën e parë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë – mësuesve, mjekëve, policëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit – do t’ua rrisim pagat, me koeficient 150. Për këtë përgjigjemi para vendit, para Zotit, para secilit qytetar të vendit! Nga 200 euro më shumë, secilin muaj – ky është zotimi ynë”, ka thënë Abdixhiku gjatë tubimit të mbajtur me degën e katërt në Kryeqytet.