27.5 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Abdixhiku: Kjo është përmbysje e rendit kushtetues, presim vendim përfundimtar të Gjykatës

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës së 52-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, deklaroi shkurt se përfaqësuesi ka shkelur Kushtetutën.

Sipas tij, kjo është një përmbysje e rendit kushtetues dhe se LDK pret që të ketë vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

“Përfaqësuesi ka shkelur Kushtetutën. Kjo është një përmbysje e rendit kushtetues. Tani presim që të ketë edhe vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për lëndën tonë deri më datë 10 gusht”, deklaroi Abdixhiku.

Të ngjashme

Të fundit