Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar qytetarët e Kosovës.
Ai ka kërkuar që kjo ditë të shërbej si reflektim i kujtesë për vlerat më të larta njerëzore.
“Me rastin e festës së Kurban Bajramit ju shpreh urimet më të përzemërta, për paqe, mirësi dhe gëzim në familjet tuaja. Kjo ditë e sakrificës, solidaritetit dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit le të na shërbejë si reflektim e kujtesë për vlerat më të larta njerëzore, përkushtimin ndaj Krijuesit, dashurinë për njëri-tjetrin, dhe gatishmërinë për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë Në këtë festë ju uroj shëndet, lumturi dhe begati; me besim që harmonia dhe mbarësia të jenë gjithnjë udhërrëfyes në shoqërinë tonë. Me fat, Kurban Bajramin”, ka shkruar Abdixhiku.