27.6 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Abdixhiku kërkon që Parlamenti Evropian të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku po qëndron për vizitën në Strasburg.,

Ai këtë vizitë e mbylli në takimet me z. Rainer Wieland , zëvendëspresident i Parlamentit Evropian; kryetarin e komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister si dhe eurodeputetin e komisionit për punë të jashtme për Ballkanin Perëndimor, Andrey Kovatchev.

Në këto takime u diskutua lidhur me gjendjen politike në Kosovë si dhe përkrahjen për Kosovën.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

‘’Kryetari Abdixhiku kërkoi që Parlamenti Evropian të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës dhe përkundër zhvillimeve të hovshme në Ballkan, vendi ynë ta ketë vëmendjen e Parlamentit Evropian si institucion i cili promovon vlera të barabarta dhe demokratike, si dhe vlerësoi që rrugëtimi drejt Evropës bëhet vetëm me aleatët tanë ndërkombëtar’’, thuhet në njoftim

Të ngjashme

Të fundit