Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas publikimit të bisedës së kryeministrit Albin Kurti i cili ra pre e dy mashtruesve rus.
Abdixhiku ka publikuar videon teksa e shikon dhe dëgjon Kurtin duke zhvilluar bisedën me ”presidentin e Letonisë”.
Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur edhe si Vovan dhe Lexus, për shumë kohë kanë mashtruar liderë të njohur botërore e figura të tjera publike.
Zakonisht, ata në këto biseda shfaqen si liderë apo zyrtarë të tjerë, derisa në rastin e Kurtit, janë paraqitur si presidenti i Letonsië.