Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i LDK-së, u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në tubimin e tij të fundit të fushatës më 8 shkurt nga ora 18:00.
Ai tha se duhet të jenë të gjithë bashkë për ëndrrën që i pret.
“Ju ftoj të shtunën në ora 18:00 të mblidhemi në sheshin më të madh, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, të gjitha rrugët e Kosovës na sjellin në Prishtinë. Në festën e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të popullit të Kosovës, të gjithë atyre që besojnë se ndryshimi është i domosdoshëm për Kosovën”.
“Kam nevojë për ju, kam nevojë që ditën e 8 shkurtit ta bëjmë festë të madhe elektorale. Kam nevoj t’i bëj zë përbashkimit të madh kombëtar, e të japim shpresë për ëndrrën e madhe që na pret përpara”, ka thënë Abdixhiku.