Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se të gjithë qytetarët, mediat dhe shoqëria civile duhet të bashkëndjejnë dhe të reagojnë për mediumin Klan Kosova.
“Një temë e rëndësishme është sulmi i paprecedentë ndaj medias suaj dhe ndaj fjalës së lirë. Më lejoni të shpreh solidaritetin e plotë timin, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të anëtarësisë sonë në mbështetje të plotë ndaj mediumit tuaj. Dhe të shpreh jo vetëm shqetësimin, por edhe refuzimin e plotë të akteve te asaj që e quaj regjim totalitar”.
“Pra më nuk mund t’i referohem kësaj qeverie si qeveri demokratike, por si një regjim totalitar. Një regjim që sulmon fjalën e lirë, që sulmon në mënyrë të paprecedentë në historinë e Kosovës, një medium kosovar për një çështje procedurale dhe që dëshiron të japë një mesazh frike për secilin që beson në fjalën e lirë dhe në vet vlerën fundamentale të Republikës së Kosovës”.
“Unë dhe LDK i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve patriotë në Kosovë, intelektualëve të këtij vendi, shoqërisë civile, të gjitha mediave në Kosovë që të solidarizohen tani në betejën e juaj sepse në këtë përballje nuk bëhet fjalë për një medium, bëhet fjalë për tendencën e një regjimi totalitar kundër fjalës së lirë”, ka thënë Abdixhiku.