7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Abdixhiku: Jam i vendosur të krijoj paga të dinjitetshme, arsim cilësor dhe kujdes shëndetësor

- Advertisement -

Kreu  i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar në fshatin Ngucat të Malishevës ku ka publikuar edhe një video.

Abdixhikui ka thënë se është i vendosur të krijoj paga të dinjitetshme, arsim cilësor dhe kujdes shëndetësor.

“Mbrëmë isha në fshatin Ngucat dhe takova njerëz të mrekullueshëm e me zemër të madhe. Përballjet e tyre të përditshme duhet të jenë brengat tona!

Jam i vendosur të krijoj mundësi reale këtu – punë të mira, paga të dinjitetshme, arsim cilësor dhe kujdes shëndetësor.

Bashkë me ta, dhe të tjerë plot nëpër Kosovë, mund ta bëjmë shtetin tonë një vend të jetueshëm e të begatshëm, ku familjet kosovare qëndrojnë dhe bëjnë të ardhmen që vërtetë e meritojnë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit