21.7 C
New York
Saturday, October 5, 2024

Buy now

Abdixhiku: Jam i vendosur për paga të dinjitetshme, arsim cilësor dhe kujdes shëndetësor

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka postuar një video nga takimi i djeshëm që ka pasur në fshatin Ngucat të Komunës së Malishevës.

Ai ka vlerësuar se është i vendosur të krijojë mundësi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai është zotuar për paga të dinjitetshme, arsim cilësor dhe kujdes shëndetësor.

“Mbrëmë isha në fshatin Ngucat dhe takova njerëz të mrekullueshëm e me zemër të madhe. Përballjet e tyre të përditshme duhet të jenë brengat tona! Jam i vendosur të krijoj mundësi reale këtu – punë të mira, paga të dinjitetshme, arsim cilësor dhe kujdes shëndetësor. Bashkë me ta, dhe të tjerë plot nëpër Kosovë, mund ta bëjmë shtetin tonë një vend të jetueshëm e të begatshëm, ku familjet kosovare qëndrojnë dhe bëjnë të ardhmen që vërtetë e meritojnë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit