Home Lajme Abdixhiku ironizon me motrën e Fitore Pacollit: Shpresoj që ndonjë gjykatës familjarë të mos ia ndërprejë punën Xhafës

Abdixhiku ironizon me motrën e Fitore Pacollit: Shpresoj që ndonjë gjykatës familjarë të mos ia ndërprejë punën Xhafës

0
Abdixhiku ironizon me motrën e Fitore Pacollit: Shpresoj që ndonjë gjykatës familjarë të mos ia ndërprejë punën Xhafës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ironizuar me vendimin e Gjykatës Komerciale për t’i ndërprerë puneimet në rrugën A.

Ai ka vizituar sot kryetarin e Obliqit, dhe në postim ka shkruar se shpreson që ndonjë gjykatës familjarë të mos ia ndërprejë punën edhe Xhafer Gashit.

Postimi i plotë i Abdixhikut në Facebook:

Në komunat tona po punohet shumë. Projekte kapitale, investime afatgjata, gjëra që mbesin nëpër gjenerata.

Sot, vizitova Xhafer Gashin dhe gjithë ekipin e tij në Obiliq 📍. U nderova jo vetëm nga mikëpritja e mirë, por dhe nga ambiciet e mëdha që kishin për punë e shërbim.

Vizituam nga afër një sërë projektesh që po zhvilloheshin aktualisht, të tjera në përfundim apo të përfunduara tashmë. Secili projekt lë gjurmë.

🚧 Pashë punimet për shtrirjen e rrjetit të ngrohjes qendrore; një burim ngrohjeje për plot 5000 qyretarë në 40% të territorit të gjithë komunës. Projekt madhor, projekt impresiv, projekt i drejtë para së gjithash. Në Programin tonë ‘Rruga e Re’ kemi paraparë mbi 120 milionë euro investime vetëm në ngrohje qendrore; dhe Obiliqi, shtëpi e KEK-ut, do të ketë prioritet trajtues pa dyshim.

Vizituam sallën moderne të edukatës fizike🏀⚽️ në fshatin Dardhishtë, Bibliotekën📚 e qytetit me kushte impresive; brezin e gjelbër🌳 rreth termocentralit e punët e shumta në parkingje të reja🅿️, shesh e rrugë🛣️.

Komuna e Obiliqit dhe Xhafer Gashi kanë realizuar 92% të investimeve kapitale; tre herë më lartë se qeverisja qendrore që mbetet trishtueshëm në vetëm 29%.

Me shpresë shumë që kjo vizitë nuk do të nxisë ndonjë gjykatës familjarë të ndërprejë ndonjërin nga projektet e vizituara në fjalë – siç ndodhi me Rrugën A – Xhafës dhe gjithë ekipit të tij i uroj punë të mbarë!

Exit mobile version